• Home
  • Futboll Bota
  • MBRETI SALAH | Vetëm Ronaldo dhe Lewandowski më mirë se ai në Champions!

MBRETI SALAH | Vetëm Ronaldo dhe Lewandowski më mirë se ai në Champions!

Numra te frikshme ato te Mohamed Salah, sulmuesit egjiptian të Liverpool-it që me golin e tij i vuri vulën përfundimtare fitores së Jurgen Klopp-it ndaj Interit në San Siro (0-2)

Sulmuesi dhe finalisti i Kupes se Afrikes, në fakt, shënoi golin e tij të 33-të për Reds në kompeticionin më të mirë evropian për klube në vetëm 50 paraqitje.

Statistika me te mira kane vetem Cristiano Ronaldo me Real Madridin (51 gola) dhe Robert Lewandowski me Bayern Munich (36 gola) qe me të njëjtin numër ndeshjesh në dispozicion jane me lart…

Statistikat jane raportuar nga prestigjozja OPTA.

Mohamed Salah tani ka shënuar në 8 ndeshje radhazi jashtë fushe për Liverpool-in në Champions League! Mohamed Salah tani ka 149 gola dhe 56 asistime në 232 ndeshje në të gjitha garat për Liverpool.

Ai ka mesatarisht 0.88 gola në çdo ndeshje!

Sakaq,  UEFA nderoi Virgil Van Dijk si lojtarin e ndeshjes në Inter 0-2 Liverpool. Ja postimi i publikuar pas ndeshjes nga kanalet zyrtare të të kuqve.

Gjithashtu trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, foli për Sky Sport pas fitores 2-0 kundër Interit në San Siro: “Ishte një lojë e vështirë dhe emocionuese. Të fitosh lojëra të ndërlikuara është gjëja më e vështirë.

Më pëlqen se si hymë në lojë, por nuk arritëm te finalizonim aksionet. Inercia e lojës më pas ndryshoi, ata patën disa kundërsulme për të na ndëshkuar, duhej ta kontrollonim lojën më mirë me posedimin e topit.

Diogo Jota lëndoi kyçin e këmbës, duhet ta vlerësojmë por ishte e fryrë dhe nuk është shenje e mire. Me golin na u kthye besimi, ruajtem gjakftohtesine dhe shenuam te dytin”.

Leave A Comment