• Home
  • Futboll Bota
  • Federata franceze vazhdon me gafat! Finlanda priste të këndonte himnin, por nis ai shqiptar…

Federata franceze vazhdon me gafat! Finlanda priste të këndonte himnin, por nis ai shqiptar…

Ndeshje spektakolare në stadiumin Océane në Le Havre por edhe gabim i madh. Perballja mes skuadrës së Francës dhe Finlandës per femra, takimi i dytë në programin e Tournoi de France, ka përjetuar një gafe protokolli…

Në vend që të niste himnin finlandez, ka ndodhur nje ngaterrese qe i habiti në mënyrë të pashmangshme lojtaret finlandeze, të cilat panë njëra-tjetren për disa momente të habitur nga muzika që dëgjonin.

Për shkak të një gabimi në folderin që do të lancohej, e cila titullohej “Finlanda”, u luajt himni shqiptar. Nga ana tjetër, kur u ekzekutua himni francez, nuk pati asnjë gabim dhe Federata Franceze e Futbollit i kërkoi menjëherë falje Federatës Finlandeze.

Ky episod të kujton gabimin e jashtëzakonshëm që ndodhi në ndeshjen Francë-Shqipëri më 7 shtator 2019 (4-1), në ndeshjet kualifikuese të Euro 2020 për meshkuj. Në Stade de France u luajt himni i Andorrës në vend të atij të Shqipërisë, duke vonuar kështu me shtatë minuta fillimin.

Pavarësisht se Noël Le Graët i kërkoi ndjesë homologut të tij shqiptar dhe ambasadorit shqiptar në Francë, UEFA kishte vendosur të sanksiononte FFF-në me një gjobë prej 20 mijë eurosh për “organizim të pamjaftueshëm”.

Në nivelin sportiv, Les Bleues fituan pa u dridhur 5-0 falë një dopieje të kapitenes së tyre Wendie Renard, golave ​​të Melvine Malard dhe Grace Geyoro dhe Anna Westerlund.

Leave A Comment