• Home
  • Futboll Bota
  • Nagelsmann i acaruar me Bayernin e tij: “Po e përsërisim atë gjë shpesh…”

Nagelsmann i acaruar me Bayernin e tij: “Po e përsërisim atë gjë shpesh…”

Nagelsmann shpëton në fund nga humbja ne fushen e Salzburg, por barazimi i arritur  nuk e përmirëson pozicionin e tij ndaj një kritike ende shumë të ashpër pas pokerit të pësuar nga Bochum që kishte hapur zjarrin e kritikave…

Një barazim me gola që nuk mund ta lërë të kënaqur edhe sepse rregulli i ri, i cili shfuqizon golin që llogaritet dy herë jashte fushe, nuk do ta lejojë Bayernin të spekulojë me rezultatin dhe të luajë në dy nga tre rezultate.

I detyruar të fitojë, pra, në Bavari, pasi rrezikoi të humbiste në Austri.

Pas ndeshjes Salzburg-Bayern Munich, trajneri i bavarezëve, Julian Nagelsmann, foli per mediat dhe pati kritika te forta per skuadren e tij: “Ishte një lehtësim të barazonim, por ishte e merituar edhe për pjesën e dytë që bëmë.

U përpoqën të luanin në kundërsulm dhe shumë herë na vunë në vështirësi, duke krijuar mundësi falë gabimeve tona. Ata ishin të rrezikshëm, ne duhet të mësojmë të mbrohemi më mirë.

Megjithatë, gjatë ndeshjes e merituam barazimin. Kohët e fundit jam inatosur pak, ka disa situata që i falim. Kur shënon herët, e komplikon lojën, por me personalitet ne ecem përpara për të barazuar”…

Bayern vinte nga humbja e papritur ne kampionat me rezultatin 4-2 ne fushen e Bochum.

Ka pasur mjaft tension gjate kesaj kohe dhe gjithashtu kritika per mbrojtjen, ku legjenda Mattheus ka vendosur ne shenjester si Lucas Hernandez ashtu edhe Upamecano, pa harruar Pavard ketu…

Leave A Comment