• Home
  • Futboll Bota
  • Materazzit nuk i del inati: “Nuk e kuptova si humbi Interi, seriozisht a e patë Liverpool?!”

Materazzit nuk i del inati: “Nuk e kuptova si humbi Interi, seriozisht a e patë Liverpool?!”

Marco Materazzi, ish-lojtar i Interit dhe fitues i Tripletes me ekipin zikalter kur drejtohej nga Jose Mourinho, ka analizuar humbjen e Nerazzurrëve në San Siro kundër Liverpool-it për ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve.

Ish-mbrojtesi, kampion bote me Italine, tha për InterTv: “Interi e luajti ndeshjen e saj. Hidhërimi mbetet në gojë për humbjen e një ndeshjeje për shkak të dy goditjeve ne porte qe beri Liverpool.

Fat i keq edhe në traversën qe goditi Calhanoglu. Ne e dinim se Liverpooli do të ishte agresiv dhe i mirë për t’ju mbyllur dhe më pas për te lënduar. Ky është futbolli. Dhemb por Interi ka treguar me siguri se është në të njëjtin nivel me Reds.

Një demonstrim i forcës dhe karakterit që duhet të jetë një inkurajim i shkëlqyer për kampionatin. Unë mendoj se Interi nuk mund të fajësohet për asgjë sot. Kushdo që doli në fushë dha gjithçka. Mungoi realisht vetëm goli. Performanca ishte e qarte dhe kjo duhet të japë forcë: e kuptoj hidhërimin, por nuk ka asgjë për të thënë më shumë. Tani në Liverpool, do të shohim se çfarë do të ndodhë. Cdo gje mund te ndodhe. Më te miret? Perisic, Batons dhe Calhanoglu!”.t

Leave A Comment