• Home
  • Futboll Bota
  • LIVERPOOL MBYLL PRAKTIKËN SAN SIRO NË 8 MINUTA | Firmino-Salah trondisin Interin, tani duhet mrekulli (VIDEO)

LIVERPOOL MBYLL PRAKTIKËN SAN SIRO NË 8 MINUTA | Firmino-Salah trondisin Interin, tani duhet mrekulli (VIDEO)

Interi humbet ne San Siro ndaj Liverpool me rezultatin 0-2 dhe tani ne Anfield do t’i duhet nje mrekulli per te kaluar me tej. Skuadra e Inzaghit e nisi mjaft mire dhe fort, e shtyre edhe nga publiku, por nuk finalizoi dot rastet e krijuara dhe keshtu qe ligji i futbollit goditi.

Pas nje pjese te pare te luajtur mire dhe nje fillimi te pjeses se dyte super, Interi goditet dy here nga Liverpool. Calhanoglu kishte ndezur shpresat por traversa i tha jo, ndersa Mane pati dy raste te mira. Me pas, skuadra e Inzaghit shperdoroi dy kundersulme me Dzeko, teksa gjithashtu mbrojtja e Liverpool mbylli mire disa momente frike.

Perisic ishte me i rrezikshmi ne fushe per kampionet e Italise, bashke me Brozovic, ndersa sulmi Dzeko-Lautaro kane lene per te deshiruar…

GOLI I SALAH

Dhe keshtu, pasi priti gjate dhe pasi pa Interin e lodhur, Liverpool zgjidh praktiken ne 8 minuta. Skuadra e Jurgen Klopp, e cila priti Interin dhe pickoi me raste dhe ne kundersulm, arriti te dilte perpara dhe te zhbllokonte me koken e Firmino, i hedhur ne fushe ne pjesen e dyte. Sakaq, me pas ka ardhur edhe goli i dyte.

GOLI I FIRMINO

Në zhvillimin te nje goditje kendi, Van Dijk gjen një goditje me kokë për Salah, i cili nga brenda zonës së penalltisë befason Samir Handanovic.

 

 

Leave A Comment