• Home
  • Seria A
  • SUPER VLAHOVIC DHE FAT | Juventusi siguron kualifikimin, sulmuesin tani e pret “ferri” në Firencen që e shpalli tradhtar (VIDEO)

SUPER VLAHOVIC DHE FAT | Juventusi siguron kualifikimin, sulmuesin tani e pret “ferri” në Firencen që e shpalli tradhtar (VIDEO)

Në frymën e fundit, Juventusi gjen golin që i jep kualifikimin për në fazën gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ku do të përballet me Fiorentina-n, që në anën tjetër eliminoi në çerekfinale Atalanta-n duke fituar në shtesë 2-3 në Bergamo…

Edhe pse quhet autogol i Ruan, ishte Dusan Vlahovic ai që bëri gjithccka deri brenda zone, duke i ikur mbulimit të Muldur në krah dhe duke goditur e gjetur devijimin e mbrojtësit që mposhti kështu Pegolo.

Pjesa e pare ishte mbyllur ne barazim 1-1 me golat e Dybala dhe Traore.

Portieri i Sassuolo-s fantastik deri në atë moment, duke bërë të paktën 5 pritje vendimtare, ndërsa u ndihmua edhe nga htylla te goditja e MkKennie.

Vlahovic kthehet kështu në Firence, këtë herë si tradhtar dhe shumë shpejt! Aty ku do ta vërshëllejë i gjithë stadiumi…

Leave A Comment