• Home
  • Futboll Bota
  • CHAMPIONS | Salzburg ndëshkon Bayern, acarohet Nagelsmann! Calhanoglu ndalet nga shtylla me Liverpool (VIDEO)

CHAMPIONS | Salzburg ndëshkon Bayern, acarohet Nagelsmann! Calhanoglu ndalet nga shtylla me Liverpool (VIDEO)

Pas ndeshjeve të zhvilluara dje në Champions League, që kanë ngritur siparin e fazës me eliminim direkt, sot po luhet Salzburg-Bayern dhe Inter-Liverpool.

Fokusi në Austri, por sigurisht edhe në Milano, në një “San Siro” të ndezur për supersfidën mes kampionëve të Italisë dhe atyre të Anglisë…

SHTYLLA E CALHANOGLU

Dhe, menjëherë rastin më të mirë e kanë pasur zikaltërit, që goditën shtyllën me Calhanoglu, pasi turku kishte depërtuar bukur në zonë duke marrë një pasim nga Perisic: traversa i ka thënë jo.

Ndërkohë, Mane ka shpërdoruar me kokë dhe më pas ka provuar roveshatë brenda zonës së rreptësisë së Handanovic.

Sakaq, Salzburg në ndeshjen ndaj Bayern ka befasuar me Adamu.

GOLI I SALZBURG

Rikuperim i madh i Camara-s që e hedh topin vertikalisht për Adeyemi.

Zvicerani kërkon Aaronson në buzë të zonës por amerikani nuk kontrollon dhe topin mbërrin Adamu, i cili me godet dhe mposht Bayern.

Leave A Comment