Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në pistën e velodromit të “Lee Valley” në Birmingham, ku po zhvillohenm garat e çiklizmit të vlefshme për Lojërat e Komunuelthit.
Gjatë xhiros së fundit të garave kualifikuese (disiplina scratch), 8 çiklistë janë përfshirë në një aksident të frikshëm, duke u rrëzuar. Madje njëri prej tyre ka fluturuar përtej barrierës mbrojtëse, duke përfunduar mes publikut megjithë biçikletë.
Bëhet fjalë për 24-vjeçarin anglez Matthew Walls, fitues i medaljes së artë në “Tokio 2020” në këtë disiplinë. Ndërhyrja e shpejtë ishte e menjëhershme dhe çiklisti përfundoi në spital për kontrolle e mjekimë të mëtejshme.
Në spital përfundoi edhe një nga spektatorët, që mbeti i plagosur nga impakti që pati me biçikletën, që përfundoi në tribunë. Ai doli nga velodromi i gjakosur dhe i ulur në një karrige me rrota, bnashke me një çiklist tjetër, Matt Bostock.
Gjithsesi, të gjithë personat e përfshirë në këtë aksident janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në spital për arsye sigurie.