Alisson është ndëshkuar dy herë me karton të kuq në Ekuador-Brazil, por është shpëtuar nga VAR. Po, asnjë gabim.
Portieri ka marrë dy kartonë të kuq, por në të dy rastet është shpëtuar nga ndërhyrja e teknologjisë.
Ka ndodhur gjithçka në natën e ndeshjeve kualifikuese amerikanojugore për Katar 2022.
Në rastin e parë, ylli i Liuverpool është ndëshkuar sepse ka goditur Enner Valencia me këmbë dhe në të dytin për një goditje me grusht ndaj Eduardo Preciado.
Në të dy rastet, siç u tha më sipër, Alisson ka parë vendimin e parë të arbitrit të hidhet poshtë nga ndërhyrja e VAR-it.
Përveç këtyre dy episodeve, ndeshja e luajtur në Kuito ka patur edhe dy kartonë të tjerë të kuq të marrë nga Dominguez dhe Emerson Royal, të dy të dërguar para kohe në dhomat e zhveshjes në 20 minutat e para të takimit.