Tenisti serb Novak Djokovic fitoi turneun Masters të Parisit, duke mundur 2-1 në finale rusin Daniil Medvedev (suksesi i pestë sezonal). Një hakmarrje për Djokovic, pas humbjes në finalen e US Open dy muaj më parë.
Medvedev e nisi më mirë ndeshjen, duke fituar 6-4 setin e parë, por më tej vjen përmbysja e Djokovic, që fiton dy setet e tjera 6-3, 6-3 dhe krejt takimin 2-1. Një ndeshje që zgjati 2 orë e 15 minuta.
Për serbin ky është triumfi i gjashtë në turneun e Parisit, suksesi nr.37 në një turne Masters dhe trofeu nr.86 në karrierë. Falë këtij rezultati, Djokovic do ta mbyllë vitin 2021 si “numri 1 në botë” për të shtatën herë në karrierë, rekord.