Ka nisur me gola mbrëmja e Nations League.
Super ndeshja mes Spanjës dhe Gjermanisë është zhbllokuar në minutën e 14-të me një gol të bukur të Alvaro Morata-s me kokë.
Ndërkohë, Franca është kundërpërgjigjur ndaj Suedisë me një gol të Olivier Giroud. Asistin e ka dhënë Marcus Thuram, djali i legjendës Lilian.