Rezultat befasues në Superiore.
Dinamo ka mposhtur Kukësin 1-0 dhe ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë për mbijetesën.
Takimi i luajtur në Elbasan Arena është vendosur në minutën e 89-të nga një gol i Imami-t.
Një ndalesë e papritur për Kukësin, që ka shpërdoruar kështu një mundësi për të shkuar tri pikë larg kryesuesve të Tiranës.
Dinamo, nga ana tjetër, mban vendin e shtatë në renditje me 18 pikë.