• Home
  • Moto GP
  • “Dy javët e fundit në shkollë, s’jam penduar për zgjedhjen që kam bërë”

“Dy javët e fundit në shkollë, s’jam penduar për zgjedhjen që kam bërë”

Çdo ditë që kalon afron gjithnjë e më shumë Valentino Rossi me lamtumirën e tij nga MotoGP. Piloti italian, ikona e garave të motoçiklizmit, do të mbyllë këtë sezon karrierën e tij, ndërkohë që kanë mbetur edhe dy gara të fundit, në Portugali dhe Spanjë.

Ky është një moment emocionues për mua, por jam i përqendruar për të bërë më të mirën në Portugali. Në garën e fundit u paraqita mirë, dua që kjo gjë të përsëritet edhe në dy sfidat e mbetura. Për mua, janë si dy javët e fundit në shkollë, ku jep maksimumin për të dale sa më mirë”, tha Rossi.

Nuk jam penduar për zgjedhjen që kam bërë, vendimi tashmë është marrë dhe shoh me optimizëm përpara. Jam i qetë, pasi e di që e ardhmja do të ketë të tjera surpriza. Kam disa oferta, por është e vështirë të zgjedh. Do të garoj në Endurance dhe nuk e njoh mirë këtë sport të ri”, tha Rossi.

Leave A Comment