Menaxheri i Ousmane Dembele, Moussa Sissoko, ka zbarkuar ditën e sotme në Barcelonë për të folur për të ardhmen e klientit të tij me drejtuesit e klubit spanjoll.
Menaxheri është kapur nga kamerat e gazetarëve të El Chiringuito teksa po merrte një telefonatë nga Leonardo, drejtori sportiv i PSG-së.
Një telefonatë që duket se nuk ka funksionuar sepse lojtarit ka vendosur të qëndrojë në Spanjë.
Sipas Sport, Moussa Sissoko dhe Marco Lichsteiner, menaxherët e francezit, duket se kanë informuar klubin se lojtari ka dëshirë ta rinovojë kontratën që i skadon në fundin e sezonit.
Një përmbysje e situatës sepse dukej se lojtari do të largohej me kosto zero nga Camp Nou; tani, siç lexohet, dy menaxherët do të qëndrojnë në qytet me objektivin për të arritur marrëveshjen me klubin blaugrana.